Arsyeja pse disa meshkuj nuk kanë mjekër të dendur, të vrazhdë dhe më mashkullore

21:40 | 14 Shkurt 2019

Disave qimet u janë më të trasha, ndërkaq mjekra më e dendur dhe më e vrazhdë. Të tjerëve qimet më të holla, më të buta dhe nuk u rritën në gjithë mjekrën.

Disa meshkuj kanë më shumë folikula aty ku u është mjekra më e dendur. Gjithashtu, hormoni mashkullor testosteron në folikulë shndërrohet në formë më të fuqishme të cilën e quajmë dihidrotesteron (DHT), transmeton Telegrafi.

“Disa folikula i kanë receptorët më të ndjeshëm në këtë formë më të lartë testosteroni, që mund të stimulojnë rritjen e qimeve dhe t’i bëjë më të forta, më të vrazhda, më të gjata dhe mund të jenë meritorë për dendësinë e qimeve në fytyrë” – thotë dermatologia Jennier Chwalek.

Pra, DHT-ja, nga njëra anë, nxit rritjen e mjekrës, por edhe rënien e flokëve dhe kjo varet nga numri i receptorëve androgjenë, të cilët gjenden në pjesën sipërfaqësore të lëkurës.

Sa më shumë që të ketë, më shumë DHT lidhen me to dhe është shansi më i madh për shfaqjen e mjekrës së dendur në fytyrë dhe gjithnjë e më pak flokë në majë të kokës.

Megjithatë, dermatologia thotë që ajo pse disa meshkujve mjekra nuk u është më e dendur nuk do të thotë që janë më pak mashkullorë.

– Meshkujt të cilët mund të kenë mjekër të dendur zakonisht kanë nivel normal testosteroni. Kjo nuk është shenjë e mungesës së këtij hormoni në trup – thotë ajo.

Chwalek ka përmendur edhe bindjet që sa më shpesh të rruhen mund të nxisin rritjen e qimeve të trasha dhe do të nxisin dendësinë e mjekrës.

Ajo thotë edhe që ai është mit të cilit nuk duhet t’i besohet.

– Kur rruheni, ju vetëm pritni qimet në sipërfaqen e tyre, ndërkaq ajo që kontrollon rritjen e tyre gjendet thellë në lëkurë.

Pra, kjo nuk do të bënte të ndikonte në shpejtësi të rritjes apo në dendësi të qimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara