Krahas të gjitha ndryshimeve të cilat i ndodhin femrës gjatë shtatzënisë, ajo disi duket më e bukur, rrezaton një energji krejtësisht tjetër.
Me siguri keni vërejtur që femrat të cilat janë shtatzëna duken disi të këndshme dhe kanë një shkëlqim të veçantë.
Kjo nuk është mit, shkëlqimi i shtatzënës është real, andaj për këtë ekziston shpjegim shkencor. Çfarë ndodh në të vërtetë?
Gjatë shtatzënisë vëllimi i gjakut shtohet edhe deri në 50%. Kjo shkakton skuqje natyrale të faqeve, sepse enët e gjakut mu nën sipërfaqe të lëkurës janë të zgjeruara, transmeton Telegrafi.
Veç kësaj, shkëlqimi i shtatzënës ndodh për shkak të shtimit të nivelit të dy hormoneve – estrogjenit dhe progesteronit.
Niveli i shtuar i këtyre hormoneve shkakton tajitje të shtuar të sebumit, përkatësisht yndyrës në lëkurë të fytyrës, për ç’shkak shtatzënat shkëlqejnë ashtu, në kuptimin e plotë të fjalës.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...