Në Teksas është zgjedhur Miss Black në universitet, por menjëherë fituesja është shënjestruar nga kritikat: lëkura e saj është shumë e bardhë.
Dhe kështu, mbretëresha e re e bukurisë, Rachel Malonson, 22 vjeçe, nuk ka mundur të shijojë momentin e saj të triumfit, për shkak të kritikave dhe akuzave të shumta.
Sapo fotoja e misit është publikuar, ueb-i ka shpërthyer në protesta. Shumë e kanë akuzuar se po përdor origjinën e saj afro-amerikane vetëm për lehtësi. E reja është vajzë e një babai me ngjyrë dhe një nëne të bardhë, transmeton gsh, përcjellë arbresh.info
Pra, është “afro” vetëm përgjysmë, kanë thënë shumë njerëz, sipas të cilëve nuk e meriton titullin e mbretëreshës së zezë në një konkurs, që në të vërtetë ka si objektiv të vlerësojë bukurinë me ngjyrë.
Miss-i i ri ka mbetur shumë e zhgënjyer nga gjykimet. “Gjithnjë jam përpjekur të eliminoj stereotipet mbi identitetin racial, – tha ajo. – Nuk e mendoja se edhe pas fitores së titullit, duhej të jepja shpjegime dhe ‘të justifikoja’ origjinën time”.
Ajo përfundon: “Do të ishte gjithçka e bukur nëse qëndrojmë të gjithë së bashku, në vend që të urrehemi”.

Prokuroria nis hetimet për manipulime me vota në Suharekë
Presidentja thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendi...
TKZ mbështetë protestën e 17 shkurtit: Drejtësia e vërtetë n...
Trump kundër Netanyahut? I thotë “jo” planit të ri për Bregu...
Ndërpritet uji në disa pjesë të Gjakovës, KRU “Gjakova” del ...
Përleshje e ashpër në NBA, policia hyri në fushë për të qetë...