Në Stamboll, moti i ftohtë dhe bora kanë shkaktuar kaos. Shkollat janë mbyllur, ndërsa janë anuluar 500 fluturime ndërkombëtare.
Megjithatë, stafi i një qendre tregtare në Stamboll nuk ka lënë anash as kujdesin për qentë, transmeton arbresh.info.
Sipas mediave turke, një qendër tregtare në zonën Bakirkoy, e specializuar kryesisht për shitjet e ushqimit dhe të tekstilit, ka hapur dyer për qentë e pastrehë.
Për kujdesin ndaj kafshëve në Stamboll, ka reaguar edhe mbrojtësi i të drejtave të kafshëve, Ece Ocal, i cili në rrjetin social twitter ka shkruar se ‘kafshët e pastrehë kanë nevojë për mirësinë njerëzore, sidomos në këto kohë të ftohta’./Arbresh.info

Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...