Ramazani është muaji i shenjtë ku myslimanët e privojnë veten nga ‘kënaqësitë’ ditore si konsumimi i ushqimit, pijeve dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë ditës
Qëllimi i agjërimit për një muaj është që myslimanët të afrohen më shumë me Zotin dhe, në përgjithësi, të shpenzojnë më shumë kohë duke e adhuruar atë.
Ndonëse agjërimi ka shumë rregulla strikte, tani ekziston edhe një dilemë e cila i preokupon gratë myslimane të cilat agjërojnë: a guxojnë të vënë makijazh kur janë duke agjëruar?
Ndonëse myslimanët thonë se këtë gjë më së miri e din Allahu, konsensusi i përgjithshëm është se nëse nuk konsumohet apo nuk futet në fyt, bën të përdoret, transmeton Telegrafi.
“Të gjitha preparatet që vendosen në pjesën e jashtme të trupit, qoftë nëse absorbohen përmes lëkurës apo jo, nuk e prishin agjërimin përveç nëse gëlltiten nga personi”, thotë Shaykh Muhammad Saalih-al-Munajiid, ekspert i çështjeve islame.
Ai thotë se e njëjta gjë aplikohet edhe te sapunët dhe kremrat që përdoren për ta zbukuruar fytyrën dhe që aplikohen në sipërfaqen e lëkurës – ngjashëm me makijazhin.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...