Google ADS

5 mënyra se si të dalloni miqtë fallco

21:13 | 24 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Sa miq keni? 5, 10, 40, apo më shumë?

Ju mund të keni shumë miq, madje mund të keni edhe 5 mijë shokë në mediat sociale, por ndodh që sërish ndiheni vetëm, transmeton portali arbresh.info

Kjo ndodh për arsye se ju jeni të rrethuar nga miqtë që nuk ua duan të mirën.

Por nëse deri me tani nuk keni gjetur mënyrën se si të dalloni ata, shikoni këto 5 shenja dhe rrini larg tyre.

  1. Nuk pranojnë mendimet tjera

Miqtë fallco nuk pranojnë opinionin tuaj dhe nuk lënë hapësirë për kompromis. Sigurisht ju keni të drejtë dhe e ngrisni zërin, por kur opinioni juaj shkon në vesh të shurdhër atëherë duhet të kuptoni se keni të bëni me miq që nuk janë të vërtetë me ju.

  1. Nuk mbajnë premtimet

Përderisa një mik i mirë mban përgjegjësi dhe mban premtimet, miqtë fallco nuk qajnë kokën për këto vlera. Këtë më së miri e kuptoni kur keni ndonjë hall dhe papritmas ata “sëmurën”, ose “kanë shumë punë”.

  1. Jeni thjesht një zbrazje emocionesh për ta

Miqtë fallco nuk duan t’ju dëgjojnë, por duan vetëm të flasin për veten. Nëse arrini ndonjë sukses, ata nuk duan të dëgjojnë, nëse keni ndonjë mërzitje, ata prap nuk ju dëgjojnë. Miqtë fallco duan vetëm të zbrasin emocionet e tyre te ju.

  1. Janë afër vetëm kur duan ata

Ju ka ndodhur ndonjëherë që keni pasur ndonjë moment kur keni dashur të keni miqtë afër? Në këto raste, miqtë fallco nuk gjenden afër jush. Miqtë fallco nuk pyesin se nëse po kaloni ditë stresuese, apo nëse nuk ndjeheni mirë. Një tjetër arsye se pse ata ju rrinë larg kur ju i dëshironi ata afër, është sepse ata janë zhelozë.

  1. Nuk mbajnë sekrete

Në ditët e sotme është e vështirë që të gjesh një mik/mikeshë që të mban një secret. Nëse keni një mik/mikeshë të tillë, atëherë mbajeni fort afër vetes. Arsyeja se pse ata nuk ia dalin të mbajnë një sekret është sepse mendojnë se tanimë ju u keni dhënë fuqi dhe se shpërndarja e sekretit mund t’i bëjë ata më të “famshëm”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale