Qeskat poshtë syve janë një problem me të cilin çdokush nga ne është e familjarizuar. Ka dhjetëra arsye përse ato shfaqen, por ka shumë pak mënyra për të shpëtuar prej tyre.
Ushqyerja e shëndetshme, gjumi si dhe përdorimi i maskave natyrale për fytyrën mund t’ju ndihmojnë për heqjen e qeskave poshtë syve. Living ju njeh me disa kura natyrale për heqjen e qeskave poshtë syve:
Bukë të bardhë dhe qumësht: Qumështi tonifikon, zbut dhe zbardh lëkurën. Ndërsa buka e bardhë përmban maja, të pasur me vitaminë B që zbut lëkurën dhe shfryn qeskat gradualisht.
Bëni një pastë me bukë të bardhë dhe qumësht. Aplikojeni maskën duke u siguruar që shtresa të mos jetë shumë e trashë. Lëreni për 10-15 minuta dhe më pas hiqeni. Nëse e përdorni këtë maskë rregullisht, do të zhduken shumë shpejtë qeskat poshtë syve.
Kompresa me kastravec dhe mjaltë: Kastraveci përmban një numër të madh antioksidantësh dhe ka efekt hidratues. Prisni kastravecin në feta të holla dhe lijeni në frigorifer për 30 minuta. Më pas nxirrini dhe vendosuni sipër nga një shtresë mjaltë. Sigurohuni të mbulojnë të gjithë pjesët ku keni probleme. Përsëriteni këtë proces çdo ditë për një javë dhe rezultatet do të flasin vetë.
Lëng domatesh: Domatet përmbajnë lycopene, një antioksidues që forcon kapilarët e gjakut. Merrni disa domate dhe pasi t’u keni hequr cipën (vendosini të vlojnë për 2-3 minuta) shtrydhini në blender. Me anë të një nape vendosni lëng poshtë qeskave të sapokrijuara dhe mbajini për 30 minuta. Në fund lani fytyrën me ujë të ftohtë Aplikojeni këtë maskë çdo ditë për 2 javë dhe do të shihni ndryshimet e para.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...