Shën Valentini festohet çdo vit më 14 shkurt. Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave.
Në disa vende të botës ka nga ata persona të cilët e festojnë thjesht duke ngrënë një darkë me partnerin.
Në Finlandë dhe Estoni, kjo ditë shënohet ndryshe nga vendet e tjera, ajo njihet si “Dita e miqve” dhe festohet më tepër në aspektin miqësor dhe jo në atë të romancës.
Ndërsa në Kosovë kjo festë ka rëndësi të madhe në veçanti për qiftet e reja, transmeton arbresh.info.
Zgjedhja e dhuratave luan rol kryesor edhe tek ne, duke filluar nga lulet e deri te parfumet.
Në ditët e sotme, besimi islamik dhe ai hindu propagandon të shmangen festa të tilla si Shën Valentini, pasi cilësohen si tradita të huaja që ndikojnë në humbjen e kulturës vendase./arbresh.info/
Ardon Jashari e fiton “Këpucën e Artë” në Belgjikë
Alarm në Aeroportin e Oslos, mbyllet një pistë fluturimesh p...
Inter lëshon epërsinë dy herë dhe ndalet me barazim nga Napo...
“Më gjuajti dhe më shtyu, zarf i zi”- Eskalon si...
Protestat e përgjakshme në Iran, qeveria shpall tre ditë zie
Sallahu: Gjykata Administrative nis punën tre muaj pas hyrje...