Pas nënshkrimit të vendimit për liberalizim të vizave, Zyra e Kryeministrit të vendit Albin Kurtit, ka thënë se Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave.
Përmes një komunikate për media, sipas Zyrës së Kryeministrit, Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë.
“Pas shumë viteve pritjesh, në një ceremoni të organizuar në Parlamentin Evropian në Strasburg, u nënshkrua zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendimi u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian dhe Këshillit, respektivisht nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Jessika Rosëall, Ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë. Prezent në këtë ceremoni ishte dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla”, thuhet në komunikatë.
Vendimi i nënshkruar sot, do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit.
Sipas këtij vendimi, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga data 1 janar 2024.
“Liberalizimi i vizave ishte një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili më në fund u arrit të përmbyllej me sukses. Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave. Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë”, përfundon kumtesa për media./Arbresh.info/
Sa deputetë do t’i ketë LVV, PDK, LDK e AAK sipas Exit Poll-...
Dalja në zgjedhje mbi 44 për qind
Exit Poll-i i UBO Consulting: Si ishte përqindja më 9 shkurt...
Pas mbylljes së vendvotimeve, reagon Kurti
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...