Në Beograd dje është nënshkruar Marrëveshja e Roamingut Rajonal në Serbi, ku pjesë ishte edhe Kosova.
Por, jo gjithçka shkoi mirë në samitin dyditor në Beograd, shkruan arbresh.info.
Në ditën e parë, u arrit një marrëveshje e rëndësishme për ballkanasit, e në ditën e dytë u lejua të sulmohet prania dhe shtetësia e Kosovës.

Në një nga panelet e Samitit Digjital, të organizuar nga Bashkimi Evropian, derisa prezantohej ICK nga menaxheri i saj Shpend Lila, një gruaje nga publiku iu është dukur e papranueshme që, sipas saj, të afirmohet pavarësia e njëanshme e Kosovës.
E në monitorin prapa Lilës, ishte i shkruar i njëjti mesazh.
Me situata të tilla është ballafaquar edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, që të enjten ishte një prej 6 nënshkruesve të marrëveshjes që parasheh heqjen graduale të roamingut në Ballkan deri në vitin 2021.
E për këtë ka reaguar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ku ka thënë se çdo veprim që shkon kundër frymës së normalizimit, nuk është i dobishëm për përpjekjet e vazhdueshme për fqinjësi të mirë dhe arritje të zgjidhjes së qëndrueshme.
Deklarata e plotë e Zyrës së Bashkimit Evropian:
Është shumë e vlefshme që Marrëveshja Rajonal Roaming, është nënshkruar nga të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor, në Samitin Digjital në Beograd. Për Kosovën, si të gjithë, ky është një hap i madh, i cili do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe bizneset e rajonit. Të gjitha përpjekjet tani duhet të përqendrohen në kthimin në realitet të kësaj marrëveshjeje shumë të nevojshme. Në këtë frymë, deklaratat dhe veprimet që ulin vlerën e asaj që është arritur, janë pavend. Çdo veprim që shkon kundër frymës së normalizimit, kundër marrëveshjeve të arritura deri më tani në Dialogun e Beogradit të Prishtinës, nuk është i dobishëm për përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për të arritur zgjidhje të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.
Tarifat e “Roaming”-ut, që nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin e përdoruar nga qytetarët e një shteti në një shtet tjetër, janë zakonisht disa herë më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikacionin brenda një shteti./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës