Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka dhënë licencë për tregtimin e energjisë elektrike kompanisë “Management & Development Associates L.L.C.”, të themeluar nga Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
ZRRE njoftoi se ky vendim u mor gjatë mbledhjes së Bordit, të mbajtur më 10 korrik 2025.
Në të njëjtën seancë, Bordi miratoi edhe aplikacionin për licencim të aktivitetit të furnizimit me shumicë të energjisë elektrike për kompaninë tjetër “Energy Kosova V.B” sh.p.k.
“Më 10.07.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për energji ka mbajtur seancën e tetë (VIII) për vitin 2025. Në këtë seancë Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar aplikacionet për licencim të aktivitetit për furnizim me shumicë (tregtim) të energjisë elektrike të “Energy Kosova V.B” sh.p.k dhe “Management & Development Associates” sh.p.k. Në këtë seancë janë shqyrtuar dhe aprovuar edhe kërkesat e njëmbëdhjetë (11) subjekteve juridike dhe katërmbëdhjetë (14) personave fizik për marrje të autorizimit për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 1282 kW”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...