Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) njofton se ka filluar auditimin e teknologjisë së informacionit “Sistemi i Integruar Informativ (SII) për skemat pensionale në Kosovë”, për periudhën 2024-2026.
“Fushëveprimi i këtij auditimi është Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Departamenti i Pensioneve, në kuadër te të cilit përfshihen edhe zyrat regjionale. Gjithashtu në fushëveprim është paraparë edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit për rolin e saj në ruajtjen dhe inventarizimin e dosjeve të punëtorëve në ndërmarrjet shoqërore të Kosovës, si dhe Arkivi Shtetëror i Kosovës për rolin e tij në procesin e dokumenteve të arkivuara”, njofton ZKA-ja
Kjo zyrë thotë se auditimi ka për qëllim të vlerësojë nëse Sistemi i Integruar Informativ për skemat pensionale funksionon në mënyrë efektive duke siguruar të dhëna të sakta, me shërbime të digjitalizuara si dhe në kohë reale për qytetarët.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...