Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri në rrugën UÇK në Prishtinë.
Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke e rrethuar zonën për të mos rrezikuar qytetarët, si dhe duke tentuar ta shuajnë zjarrin që të mos përfshihet e gjithë ndërtesa, shkruan Arbresh.info
Mal Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, në një prononcim për media ka thënë se ekipet e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë. Ai gjithashtu ka theksuar se nuk ka pasur të lënduar.
“Informatën e kemi marrë në orën 15:05 minuta, ekipet menjëherë kanë reaguar. Po të mos ishte reagimi aq i shpejtë dhe profesional nga ana e zjarrfikësve, do të ishin përmasat shumë më të mëdha. Ndërtimi ishte i vjetër, i tërë kulmi ka mundur të përfshihet nga zjarri. Nuk ka pasur të lënduar”, tha ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...