Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi deklaroi se si shkak i tymit, një punëtor i fabrikës në fjalë u dërgua për trajtim në Emergjencë.
“Sipas mjekut kujdestar nuk ka pësuar lëndime të dukshme”, deklaroi Bytyqi.
Ai theksoi se dëmet sipas deklarimit të pronarit janë të konsiderueshme dhe kapin shifrën e 400 mijë eurove.
“Sipas informatave të grumbulluara nga dëshmitarët dhe pronari i fabrikës, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një makineri që përdoret për thithjen e pluhurit. Patrulla policore i është përgjigjur menjëherë rastit, së bashku me njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, duke e vënë situatën plotësisht nën kontroll. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Hetuesi i Stacionit Policor në Prizren si dhe njësia e Krim-Teknikës. Lidhur me rastin është njoftuar Sektori i Hetimeve Rajonale si dhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti “Incident zjarri””, shtoi Bytyqi.
Të vërtetat e fshehura të Gattuso: zemërimi, krenaria, parat...
Përparim Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...