Fshatrat e Komunës së Podujevës, nesër (08.04.2026), do të kenë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në gypin kryesor.
Mungesë të furnizimit me ujë pritet të ketë gjatë intervalit kohor nga ora 11:00 deri në orën 15:00.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Sipas kësaj kompanie, ndërprerja e ujit bëhet për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e ujësjellësit, me qëllim përmirësimin e shërbimit dhe sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm në të ardhmen.
“Lusim të gjithë konsumatorët e zonave të prekura që të marrin masat e nevojshme paraprake për furnizim me ujë gjatë kësaj periudhe. Pas përfundimit të punimeve, furnizimi do të rikthehet gradualisht në gjendje normale”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së