Bjeshkët e Prevallës janë përfshirë nga zjarri sot që nga orët e hershme të mëngjesit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi për Arbresh.info ka thënë për transmetuesin publik se nuk dihen shkaktarët e zjarrit.
“Lidhur me zjarrin në bjeshkët e Prevallës që në orët e mëngjesit, sot me datë 11.08.2024, komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit ka pasur takim me Drejtoreshën e Emergjencave të Komunës së Prizrenit dhe zyrtar të tjerë dhe së bashku janë koordinuar për veprimet për shuarjen e zjarrit”, ka theksuar Bytyqi.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se policia së bashku me zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente janë vënë në dispozicion për ta shuar zjarrin. Gjithashtu nismës i janë bashkuar edhe disa vullnetarë.
Basha dhe Malaj diskutojnë projektet infrastrukturore Kosovë...
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...