Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA sot në ora 14:00 në Shkup do ta zyrtarizojnë bashkëpunimin për rrethin e dytë në zgjedhjet lokale në Maqedoni, njofton Portalb.mk.
Paraprakisht, një ditë më parë, Ziadin Sela dhe Arben Taravi i Aleancës u takua me Bilall Kasamin dhe Zeqirija Ibrahimin e Lëvizjes BESA, për të bashkëpunuar në rrethin e dytë.
Arben Taravari, theksoi se të dy partitë do të ndihmojnë njëra tjetrën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend, transmeton arbresh.info.
“E vendosëm që të gjitha llogaritë zgjedhore na çojnë që të bashkëpunojmë me Lëvizjen Besa. Negociata kemi pasur edhe para zgjedhjeve parlamentare, tani definitivisht i përfunduam marrëveshjet. Domethënë do të ndihmohemi në nivel të Republikës së Maqedonisë. Në çdo komunë ku ka nevojë Besa për Aleancën për Shqiptarët do ti ndihmojmë, dhe reciprokja, ata do të na ndihmojmë në të gjithë komunat ku ne kemi nevojë për ato”, u shpreh Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët.
Edhe nga Lëvizja BESA e kanë konfirmuar të njëjtën, që të dy partitë ta përkrahin njëra-tjetrën./arbresh.info/
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...