Në Bruksel janë dukë u zhvilluar takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga i dërguari i posaçëm i BE-së Peter Sorensen.
Sipas burimeve evropiane Sorensen ka takuar sot në takime të ndara kryenegociatorët nga Kosova dhe nga Serbia Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Është paralajmëruar se do të ketë edhe takim trepalësh, pra të kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia me prani të emisarit Sorensen, raporton koha.net.
Takimet në kuadër të dialogut janë bërë shumë të rralla, sidomos duke pasur parasysh situatën politike në Serbi por edhe mosthemelimin e institucioneve të Kosovës me legjitimitet të plotë pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit.
Në këto rrethana, sipas diplomatëve në Bruksel, rrethanat nuk janë të favorshme për ndonjë progres në kuadër të dialogut.
Por nga BE-ja kanë vazhduar të bëjnë thirrje që palët të përmbushin të gjitha obligimet e tyre nga procesi i dialogut, se nga kjo varet edhe e ardhmja e tyre evropiane.
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...