Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxhës, familja e të ndjerit ka mbajtur një konferencë për medie.
Djali i të ndjerit të Remzi Hoxhes, Adrian Hoxha, ka thënë se vitin e ardhshëm do të bëjnë varrin dhe memorialin për të atin, raporton arbresh.info.
“Sot jemi mbledhur me rastin e 25 vjetorit të zhdukjes së babit tim, Remzi Hoxha. E jemi mbledhur që sot ta përkujtojmë këtë ditë të dhimbshme. Një çerek shekulli është i zhdukur babi, vëllai jonë, Remzi Hoxha. Ne kemi humbur besimin e sistemit të drejtësisë, nga ana e Shqipërisë. Po ashtu ne kemi vendosur që të ia bëjmë një varrë”, ka thënë Hoxha.
Ndryshe, biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha u rrëmbye të vitit 1995 dhe që prej asaj date nuk dihet më asgjë për të.
Sipas hetimeve ai u mor peng nga katër persona me një makinë të bardhë, bashkë me dy persona të tjerë. Në vitin 1997 ata rrëfyen se ishin rrëmbyer dhe torturuar nga SHIK-u ndërsa thanë se nuk dinin asgjë për fatin e Hoxhës. Ai la pas 5 fëmijë mes tyre, 3 djem dhe dy vajza./arbresh.info/
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...