Një qytetare në Ferizaj ka raportuar në polici se vajza e saj 28-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili bëri të ditur se policia është në kërkim të saj.
“Me datën 06.05.2024 në ora 10:00 nga një qytetare kemi pranuar një informatë se vajza e saj e moshës 28 vjeçare nga ora 07:00 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më”.
“Ekipe të policisë, policët e rendit dhe hetuesit policor kanë marrë informacionet e nevojshme dhe janë në kërkim të saj. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet tutje në konfirmim./Arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...