Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje por edhe partitë të tjera parlamentare që të bëhen më të përgjegjshme dhe të gjejnë një zgjidhje për zhbllokimin e situatës në Kuvend.
Ai duke hyrë në objektin e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive të dielën, tha se ngërçi aktual në Kuvend në zgjedhjen e trupave të legjislativit është për keqardhje.
Gashi tha se për situatën e krijuar në Kuvend ka një mendim ndryshe nga LDK-ja, mirëpo tha se nuk mund të flas në emër të partisë.
“Jam pjesë e partisë, por nuk flas në emër të partisë dhe Grup Parlamentar. Jam prej atyre që kam një mendim ndryshe për këtë çështje”, tha ai.
I pyetur për rolin e presidentes Vjosa Osmani në zhbllokimin e situatës, ai tha se në rastin aktual ajo s’ka asnjë kompetencë dhe se është çështje e partive politike që të gjejnë një zgjidhje.
Kuvendi ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në shtatë tentime në dy javët e fundit.
E nominuara e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në katër tentime ka marrë vetëm 57 vota nga 61 të nevojshme për të marrë këtë post.
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...