Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka theksuar angazhimin e Aleancës për mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon, gjatë takimit me stafin e Misionit të KFOR-it në Kosovë.
Ajo ka theksuar se NATO ka kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për më shumë se 30 vjet dhe angazhimi i Aleancës do të vazhdojë të jetë i fortë.
Në një postim në X, Shekerinska ka theksuar se një Ballkan i sigurt do të ndikojë në rritjen e sigurisë për të gjithë zonën Euro-Atlantike.
“Ishte një kënaqësi të takoj stafin e misionit tonë KFOR. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon për 30 vjet. Dhe angazhimi ynë mbetet i fortë. Një rajon i sigurt i Ballkanit Perëndimor do të thotë më shumë siguri në gjithë zonën Euro-Atlantike”, ka shkruar Shekerinska./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve