Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti sot në takim një delegacion të Partisë Socialdemokrate (SP) nga Zvicra, të udhëhequr nga deputetët Fabian Molina dhe Mustafa Atici.
Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet mes të dyja vendeve, me ç ‘rast palët theksuan interesimin e lartë për të vazhduar bashkëpunimin si dhe përparimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme.
Ahmeti ka informuar delegacionin zviceran për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me theks të veçantë në krijimin e marrëdhënieve të reja diplomatike dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Gjithashtu, në takim u diskutua dhe situata në rajon si dhe agresioni ushtarak i Federatës Ruse në Ukrainë, ku zëvendësministri Ahmeti e njoftoi delegacionin rreth zhvillimeve të fundit sa i përket sigurisë rajonale, poashtu edhe për ndihmën që ka ofruar Kosova për qytetarët e Ukrainës dhe sanksionet e vendosura kundër Federatës Ruse dhe Bjellorusisë.
Zëvendësministri Ahmeti falënderoi delegacionin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar ndaj Kosovës nga shteti zviceran.
Ndërsa, anëtarët e delegacionit zviceran theksuan se Partia Socialdemokrate e Zvicrës është e gatshme që të angazhohet për zgjerimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve me institucionet e Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit