Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë, shkëlqesinë e tij, László Márkusz.
Ambasadori Markusz, e uroi zëvendëskryeministrin Hoti për postin e ri në Qeverinë e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar dhe mbështetur shtetin e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Hoti dhe ambasadori Markusz biseduan rreth çështjeve të ndryshme aktuale, si dhe për sfidat të cilat e presin Qeverinë e Kosovës. /arbresh.info/
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...