Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se asnjë masë dhe asnjë vendim nuk e merr pa koordinim të plotë me të gjitha institucionet që janë të involvuara në zbatueshmërnë e Ligjit për pandeminë.
Ai ka shkruar në Facebook se çdo masë apo vendim është i kotë nëse nuk ka mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave.
“Në Republikën e Kosovës, autoriteti i vetëm që interpreton masat anti Covid është Ministria e Shëndetësisë, çdo vendim tjetër i lëshuar nga ndonjë institucion tjetër, si leje për veprim është i pavlefshëm dhe policia dhe inspektoratet duhet të veprojnë menjëherë”.
“Tashmë, kur kemi edhe ardhjen e diasporës dhe mundësinë e grumbullimit të qytetarëve, lusim të gjithë qytetarët për respektim rigoroz të masave. Bashkë ia dalim!”, shkruan ai.
Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe ko...
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri