Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se janë marrë masa të tjera për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, të cilat pritet të votohen në Qeverinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj njoftoi se masat e reja duhet të zbatohen strikt dhe duhet veprime urgjente në masa më të ashpra.
“Për të mos pasur situatë të jashtëzakonshme me të infektuar edhe me të hospitalizuar, kërkohet zbatim strikt i masave dhe veprime urgjente dhe masa më të ashpra”, shkruan Zemaj.
Postimi i plotë:
Mbledhja e sotme e Komiteti për menaxhimin e Pandemisë, ishte e karakterit informues dhe efektin e vendimit të Qeverise për masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë.
Situata është e njëjtë si në shtetet e rajonit, por sistemi ynë shëndetësor është i ndryshëm, kapacitetet tona spitalore nuk janë në situatën më të mirë, andaj përtej statistikave me të infektuar, kemi shtim të rasteve të hospitalizimit.
Për të mos pasur situatë të jashtëzakonshme me të infektuar edhe me të hospitalizuar, kërkohet zbatim strikt i masave dhe veprime urgjente dhe masa më të ashpra.
Në tërë këtë situatë, shkollat fillore dhe të mesme do të jenë të hapura por me mbikëqyrje si deri më tani, ndërsa universitetet vazhdojnë me ligjërata online.
Masat janë adresuar për miratim në Qeveri dhe Kabineti qeveritar pritet të votoi për to.
Bashkë ia dalim!
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit