Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj përmes një postimi në facebook ka thënë se 1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ka vetëm një këtë epilog mosrespektim të theksuar të djersës së punëtorit, mos vlerësim të punës së tyre, kushte më të vështira e pa dëgjueshmëri totale qeveritare ndaj zërit dhe të drejtave të tyre.
Zemaj ka shkruar se Qeveria aktuale po u pamundëson edhe garën e drejtë për punësime e lëre më kushtet e punës; në konkursin e KEK-ut aplikuan 4668 persona, ndërsa u pranuan 128 prej tyre, dhe që të gjithë familjarë të zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje dhe militantë e të afërm të pushtetit.
“Ishte kjo Qeveri që i kishte larguar nga puna më shumë se 575 profesionistë shëndetësor, të cilët ishin në luftë të përhershme me COVID-19. Është kjo Qeveri e cila ende nuk e ka miratuar Ligjin e Pagave, ndërsa rritjen e pagës minimale e ka rritur deri në nivel lëmoshe.
Është kjo Qeveri që me veprimin dhe mosveprimin e saj po i inkurajon qytetarët që ta lëshojnë vendin.
Është paaftësia qeverisëse ajo që po i thellon krizat, përkatësisht atë të rritjes së çmimeve të produkteve. Aty ku nuk ka krizë po e krijon një të tillë, ndërsa çmimin padyshim që e paguajnë të gjithë, me theks të veçantë ata që janë në marrëdhënie pune si dhe ata që synojnë të gjejnë një vend pune.
Në paaftësinë qeverisëse vend qendror zë padëgjueshmëria!”/arbresh.info/
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...