Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka qenë kritik nga Qeverisë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti.
Në emisionin “DPT te Fidani” ai ka thënë se Milan Radoiçiqit, të dyshuarit kryesor për sulmin në Banjskë, i është krijuar mundësia për të ikur nga Kosova, nga pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ky zotëria dhe këta po të kishin vullnet Milan Radoiçiqi do të ishte në burg, edhe do të ishte duke u zhvilluar gjykimi ndaj tij siç po zhvillohet edhe ndaj të tjerëve”.
“Ata e kanë lejuar, e kanë krijuar korridorin për të dalë me duar në xhepa. Në natën e parë kur i ka pasë duart e lira policia ata janë ‘sakatuar’, të nesërmen ai është larguar kur është marrë vesh krejt çfarë ka ndodhur ai është larguar nga Kosova”.
“Këta janë ata që janë në pushtet, ata që po shkojnë në veri për të bërë sfilata, ata që marun duke u larë tek ai bazenti. Këta janë përgjegjësit”, ka thënë Zemaj.
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!