Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur rreth Gjykatës Speciale dhe ftesave të para të dërguara nga ajo për marrjen në pyetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zemaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “çdokush që i ka duart e përlyera me krim, me gjak, duhet ta marrë përgjigjen e ligjit dhe të Zotit”.
Sipas Zemajt, Gjykata Speciale do të sjellë “çlirim të shoqërisë kosovare”.
Ai i ka cilësuar si “fjalë të ulëta” deklaratat e kundërshtarëve të LDK’së se partia e tij do t’i gëzohet arrestimeve që do t’i bëjë Gjykata Speciale.
Deputeti i LDK’së ka mohuar se ka informacione për aktakuza të mundshme nga Gjykata Speciale për rastin e vrasjes së kolonelit Tahir Zemaj.
Ai po ashtu ka hedhur poshtë mundësinë që ndonjë individ i afërt me LDK’në të jetë i përfshirë në vrasjet e ish-figurave të partisë.
https://www.facebook.com/GazetaExpress/videos/369553610288591/
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...