Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se do të shtohet numri i specializantëve me 1500 të tjerë në të gjitha nivelet dhe 70 nga ta janë nga Lugina e Preshevës.
“Kosova, institucionet e saj, qeveria, do shtojë numrin me 1500 specializantë që do u bashkangjiten kolegëve të tyre në institucionet shëndetësore. Do mbulohet nevoja imediate që jo vetëm i ka qitë pandemia, por të mos ketë ikje të mjekëve”, tha ai në konferencë në të cilën ishte paralajmëruar edhe vizita e kryeministrit Hoti.
Zemaj ka thënë se qeveria është e përkushtuar që asnjë mjek mos të mbetet jashtë institucioneve, ndërsa shton se do bëhen përpjekje për përfshirje të tyre edhe vitin tjetër, shkruan Arbresh.info
“Me ndryshimet e reja legjislative po hyjmë në një avantazh të përfshirjes së specializantëve. Përkushtimi i qeverisë është që asnjë mjek të mos jetë jashtë institucioneve tona publike dhe nëse kanë kërkesa edhe në institucionet private. Në aspektin e ngritjes së kapaciteteve humane po ecim në dinamikë të shtuar”.
“Janë në proces të konkurrimit, vlerësimi është duke u bë nga bordi. Konkursi ka qenë për 1034 vende, kërkesa është të kalojmë edhe për 400 shtesë. Janë 1500 që kanë konkurruar dhe besojmë se kjo shtesë është e mjaftueshme”./Arbresh.info/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata