Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller ka përkujtuar 25-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi në paraburgimin e policisë serbe.
Me anë të një postimi në platformën X, Miller i ka bërë thirrje Serbisë sërish që të sjell para drejtësisë autorët e vrasjes, përcjell Arbresh.info
“25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që të përfundojë hetimin e saj dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre”, ka thënë Miller.
Vëllezërit Bytyqi kanë qenë shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Amerika ka akuzuar në vazhdimësi Serbinë se ata ishin ekzekutuar, qëlluar në kokë me duart e lidhura pas shpine.
Vëllezërit Bytyqi kishin lënë SHBA-në ku jetonin për të luftuar përkrah ushtarëve të tjerë të UÇK-së. Pas luftës ata u arrestuan në kufirin Kosovë – Serbi dhe pas disa ditësh zyrtarisht u liruan, por nga ai moment u zhdukën. 8 korriku 1999 kujtohet si dita e vrasjes së tyre./Arbresh.info
Lexo edhe:
Osmani kujton Vëllezërit Bytyqi: Regjimi i Serbisë vazhdon t’i glorifikojë kriminelët e luftës
Numërohen 36% e votave për kandidatë, s’ka ndryshim në top p...
Real Madridi nis kontaktet e para me agjentin e Alvarezit
Tre emra fliten për të marrë stolin e Italisë, gjithçka do t...
Basha: Katër vitet e ardhshme janë mandat i autostradave e h...
Kusari: Kosova ka më pak burokraci për investime se sa vende...
I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë