Policia e Kosovës ka zbuluar sot një laborator droge në veri të Mitrovicës, ku ka konfiskuar mbi 30 kilogramë drogë dhe ka arrestuar dy serbë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla aksionin e sotëm e ka quajtur si edhe një sukses të radhës të Policisë.
“Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës zbulohet edhe një laborator droge në veriun e Mitrovicës dhe mbi 30 kg lëndë narkotike marihuanë teksa dy të dyshuar shtetas të Kosovës me etni serbe janë arrestuar. Ky është aksioni i dytë i suksesshëm i Policisë në veriun e vendit vetëm brenda kësaj jave pas atij për bllokimin e rrugëve të kontrabandës”, thotë ministri./arbresh.info/
Postimi i plotë
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës