Kompania “Ananas Impex” ka reaguar pas raportimeve lidhur me praninë e pesticideve në një sasi piperi të kuq, duke deklaruar se produkti i përmendur nuk është shpërndarë në tregun e Kosovës dhe nuk paraqet rrezik për konsumatorët.
Në reagimin e saj, kompania theksoi se të gjitha produktet prodhohen, përpunohen dhe tregtohen në përputhje me standardet ligjore dhe kërkesat e sigurisë ushqimore në fuqi.
“Ananas Impex SH.P.K. hedh poshtë pretendimet se produktet e saj të vendosura në tregun e Republikës së Kosovës paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve”, thuhet në deklaratë.
Sipas kompanisë, pas njoftimit të Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes sistemit RASFF, është realizuar gjurmueshmëria e plotë e lotit të raportuar në bashkëpunim me autoritetet kompetente. Nga verifikimet, sipas kompanisë, është konstatuar se sasia e përmendur nuk gjendet dhe nuk është shpërndarë në tregun e Kosovës.
Kompania shtoi se analizat laboratorike dhe kontrollet shtesë të kryera në produktet dhe lotët përkatës kanë rezultuar në përputhje të plotë me standardet e sigurisë ushqimore, pa prezencë të pesticideve mbi kufijtë e lejuar.
Po ashtu, sipas deklaratës, kontrollet zyrtare të realizuara nga AUV në objektet e kompanisë dhe në terren nuk kanë evidentuar parregullsi apo bazë për ndërmarrjen e masave ndaluese ndaj produkteve të saj.
“Ky sqarim bazohet në procesverbalin zyrtar të lëshuar nga AUV pas inspektimeve, verifikimeve dhe kontrolleve të kryera”, thuhet tutje në reagim.
Kompania ka bërë të ditur se pret që sqarimi përfundimtar zyrtar nga AUV të konfirmojë gjetjet dhe faktet e paraqitura në deklaratë.
Lexo edhe:
Zbulohet pesticidi “Carbofuran” në specin e kuq të bluar me origjinë nga Kosova
Kompania mohon rrezikun nga piperi i kuq: Sasia me piper të ...
Hamza në Gjakovë: Qytetarët i thonë stop krizës, ndryshimi k...
“Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë”, Trump: Vendimi pë...
Shqipëria rikonfirmon angazhimin në NATO
Abdixhiku nga Kaçaniku: Premton 200 euro në muaj për të pors...
Ambasadori i SHBA në NATO: Qëndrojmë me Rumaninë, do mbrojmë...