Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Ai është pritur nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.
Në një konferencë të përbashkët ka Zaev ka thënë se Kosova dhe Maqedonia janë dy shtete që kanë aspiratën e njejtë drejtë Bashkimit Europian dhe NATO-s.
“Sot folëm këtu për detyrimet dhe projektet e përbashkëta. Folëm për autostradën që lidh Kosovën Maqedoninë dhe hapjen e linjës së re për Bellanoc e cila do të zhvilloj komunikimin. Kemi nënshkruar 19 marrëveshje me Kosovën dhe janë në pritje edhe 20. Ne jemi dy shtete që ndajmë aspiratën e njëjtë sepse e ardhmja jonë është në BE dhe NATO”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se aktualisht shkëmbimi ekonomik arrin numrin 160 milionë euro dhe “shpresojmë që të arrijë në 200 milionë”.
Ai dërgoi edhe një mesazh duke thënë që të vazhdohet bashkëpunimi në të gjitha sferat.
Zaev po ashtu e ka ftuar kryeministrin Haradinaj të mbajnë një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive./arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...