Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka thënë se Vuçiqi e ka futur në xhep Isa Mustafën sepse sipas Ymerit, Vuçiq tani do të duhej të ishte në gjyq për krime lufte.
Ai këto komente i ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook duke shtuar se Dialogu po vazhdon të udhëhiqet nga një njeri që nuk ka as dinjitet, as integritet e as legjitimitet demokratik./Arbresh.Info.
Ky është postimi i plotë:
Vuçiq, që do të duhej të ishte në gjyq për krime lufte, po e përçmon Mustafën. Kjo sjellje tregon që ai e ka futur Mustafën në xhep.
Dialogu që po ia tretë Kosovës shtetësinë e dinjitetin e që po ua zhbënë institucioneve integritetin, po vazhdohet dhe udhëhiqet nga një njeri që nuk ka as dinjitet, as integritet dhe as legjitimitet demokratik.
Edhe po të kishte qenë ky dialog parimor, i barabartë, i drejtë dhe reciprok, prapë nuk do të duhej të udhëhiqej nga një njeri i tillë i nënshtrueshëm.
Por një dialog çfarë është ky me Serbinë në Bruksel, pranohet vetëm nga njerëz të tillë, të nënshtruar politikisht e personalisht.
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...