Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri në seancën e stome plenare ka reaguar ndaj ministrit Bedri Hamza i cili ka thënë se Kosova këtë vit do të ketë rritje ekonomike rreth 4 për qind. Sipas tij kjo gjë nuk është e vërtetë pasi që siç tha Ymeri ministri shpesh ia ka huqur kur ka folur për rritje ekonomike, shkruan arbresh.info.
“Bedri Hamza e tha që rritja do të jetë 4 për qind dhe unë nuk e di se sa është për ti besuar këtij parashikimi sepse nuk është se në të kaluarën nuk kemi pasur raste që ky njeri ia ka huqur”, ka thënë ai.
Ymeri madje ka kritikuar edhe kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj duke thënë se si është e mundur që në një seancë ku diskutohet për buxhet ky i fundit mos të jetë prezent.
“Është e çuditshme se si kjo seancë ku po diskutohet buxheti dhe plotësim ndryshimi i buxhetit dhe kryeministri nuk është këtu”, ka thënë ai.
E duke folur për plotësim ndryshimin e projektligjit për buxhetin Ymeri ka thënë se ndryshimet në të nuk janë rishikim./arbresh.info/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë