Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, thotë se reforma në Administratën Publike, deri më tani ka vlerësime të mira, dhe me aprovimin e tri ligjeve me hyrjen në fuqi do të ketë rezultat ma të theksuar.
“Sigurisht tani është koha të punojmë të zbatojmë dhe të realizojmë këto çështje. Deri tani kemi vlerësime të mira dhe besojmë se do ta kemi edhe mbështetjen financiare sa i përket përkrahjes sektoriale të buxhetit duke përmbushur të gjithë indikatorët por fatkeqësisht duke u afruar shumë më shumë shërbime cilësore dhe efektive për qytetarët në këtë aspekt. Dhe po besojmë se vazhdohet përmbushja e reformave. Por me aprovimin e tri ligjeve dhe me hyrjen në fuqi dhe me zbatimin do të ketë edhe një rezultat ma të theksuara”, është shprehur ai.
Tuje Ministri ka thënë se për herë të parë kemi Ligjin për paga dhe këto çështje duhet të jenë sa më të zbatueshme.
“Vlerësimet janë bëre në Kuvendin e Republikës së Kosovës tani duhet këto çështje të jenë sa më të zbatueshme, sepse për herë të parë e kemi Ligjin për paga ndërsa çështje të tjera, probleme të tjetra munden të rregullohen gjatë fazës se zbatimit me plotësim-ndryshime ose ku lejon edhe me akte nënligjore”, deklaroi ministri Yagcilar./arbresh.info/
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...