Pas dy muajsh do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërsa subjektet politike janë në fazën finale të caktimit të kandidatëve të tyre për kryetar komunash.
Nisma për Kosovën në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Drenasit, të cilat u mbajtën vitin e kaluar dëshmoi se ka përkrahje bukur të madhe në Drenas, pasi kandidati i saj, Isa Xhemajlaj arriti të shkonte në balotazh me kandidatin PDK-së, Ramiz Lladrovci.
Nisma për Kosovën tani është duke e shqyrtuar emërimin e kandidatit për kryetar të Drenasit, ndërsa burime të lajmi.net bëjnë të ditur se aktualisht janë dy pretentë për kandidat të Nismës për Kosovën për kryetar të Drenasit. Bëhet fjalë për kandididatin e mëhershëm të kësaj partie, Isa Xhemajlaj dhe për ish-kandidatin e partisë “Fjala”, Vehbi Berisha, i cili aktualisht është asamblist i pavarur.
Bëhet e ditur se në ditët në vijim pritet të vendoset përfundimisht emri i kandidatit të Nismës për kryetar të kësaj komune
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...