Xhavit Drenori, kryetar i iniciativës “Vizioni për Drenasin” ka vendosur që të garojë për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 22 tetorit.
Këtë vet ai e ka bërë të ditur përmes një njoftimi duke thënë se Vizioni për Drenasit ka vendosur për të.
Vizioni për Drenasin garon poashtu me listë të plotë për 31 mandatet e asamblesë komunale.
“Të nderuar bashkvëndas të komunës së Drenasit,
Vizioni për Drenasin ka vendosur që unë të garoj për kryetar të komunës së Drenasit në zgjedhjet e 22 tetorit.
Vizioni për Drenasin garon me liste të plotë gjithashtu edhe për 31 mandatet e asamblesë komunale.
Së shpejti do i prezantojmë të gjithë kandidatët në garë për zgjedhjet e 22 tetorit si dhe programin e detajuar për qeverisjen lokale 2017-2021 në Drenas.
#VizioniPërDrenasin” ka thënë Drenori.
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj