Ambasadori historik për Kosovën William Volker, ka bërë bashkë përfaqësuesit e partive opozitare, për ti bindur ata për një koalicion të përbashkët për zgjedhjet e 11 qershorit.
Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancës Kosovare e Re dhe Nismës për Kosovën.
Ish ambasadori William Volker duke folur për televizionin ka thënë se beson fuqishëm se këto parti janë të duhura për Kosovën dhe beson fuqishëm në ndryshimet që do t’i sjellin popullit.
Se agjendë e këtij takimi ishte diskutimi për koalicion, e ka konfirmuar edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pacolli, deklaroi se nuk është arritur asgjë nga ky takim, pasi që siç tha ai ishte tepër vonë dhe shumica e partive e kishin dakorduar listën e tyre për deputet.
Ai shtoi se ekziston mundësia që pas zgjedhjeve këto parti të bëhen bashkë.
Ndiqeni kronikën e plotë:
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media