VV nuk ka informacione nëse Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për votën e deputetit Etem Arifi

21:54 | 21 Dhjetor 2020
Gita

Ani pse në media po qarkullon lajmi se Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur rreth ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi, dhe se ankesa e VV-së është pranuar, duke çuar kështu vendin në zgjedhje brenda 40 ditëve, nga Vetëvendosje nuk kanë asnjë informacion të tillë.

Deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje i kanë thënë arbresh.info se ky subjekt politik nuk ka asnjë informacion nëse Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e këtij subjekti politik lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha i tha arbresh.info se ky subjekt politik nuk ka asnjë informacion nëse Gjykata Kushtetuese ka vendosur rreth ligjshmërisë apo jo të votës së deputetit Etem Arifi në votimin e qeverisë Hoti.

”Nuk kemi informacion nëse gjykata ka nxjerr ndonjë vendim, edhe pse do të donim që vendimi të ishte i tillë”, u shpreh Basha për arbresh.info.

Edhe deputeti Fitim Uka, po ashtu deklaroi se nuk ka asnjë informacion nëse Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur rreth ankesës së VV-së për lidhur me votën e deputetit Arifi.

Uka, tha se edhe pse VV beson shumë se një aktgjykim i tillë do të nxjerrët nga gjykata, ende nuk ka informacion nëse tashmë është vendosur diçka në këtë çështje.

“Jo, nuk kemi ndonjë informacion zyrtar, por presim që me qenë pak a shumë i tillë, çfarë është promovuar në media, nëse eventualisht gjykata vendos ashtu siç do duhej me vendos, ai duhet të jetë vendimi, por ta shohim” u shpreh Uka për arbresh.info./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Gjykata Kushtetuese vendos për votën e deputetit Etem Arifi, e çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditësh? – Arbresh.info

Të ngjashme