Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se të mërkurën në takimin e dytë të grupeve punuese të kësaj partie dhe LDK-së, është definuar numri i ministrive dhe zëvendësministrave për qeverisjen e ardhshme.
Ajo ka thënë se dy partitë janë pajtuar që të kenë 12 ministri, e jo më shumë se 30 zëvendësministra në total.
“Që pas 6 tetorit kur përfundoi procesi zgjedhor, jemi angazhuar për të pasur takime me LDK-në, duke u bazuar edhe në rezultatin e zgjedhjeve ku qytetarët dërguan sinjale se cilat subjekte i duan që të qeverisin me vendin. Rezultatet e zgjodhën VV-në fituese, por në përgjithësi opozitën e kaluar. Siç kemi thënë, konsiderojmë se opozita e kaluar duhet të jetë qeverisja e ardhshme. Ka pas takim edhe të krerëve. Janë dakorduar për formimin e grupeve punuese Në dy takimet isha prezente. Pati atmosferë jashtëzakonisht optimiste e pozitive. Sot jemi dakorduar për formatin e qeverisë, strukturën se si do të duket qeveria Kurti, për numrin e ministrive. Sot u definua se do të jenë vetëm 12 ministri. I kemi pasqyruar se si do të duken. S’do të ketë më shumë se 27 zëvendësministra, e jo afër 100 sa ishin. Kemi caktuar që të mos ketë më shumë se 30, por numri 27 është përmendur”, ka deklaruar ajo në Interaktiv të KTV-së.
Sipas saj, katër nga ministritë do të jenë “superministri” bazuar në fuzionimin e tyre. Këtu përfshihen Ministria e Punëve të Jashtme, ku tash pritet të hyjë edhe ajo e Integrimeve Evropiane si dhe e Diasporës. Te ajo e Brendshme do të përfshihet ajo e Pushtetit Lokal dhe ajo e Administratës. Haxhiu ka thënë se fuzionim do të ketë edhe te Ministria për Zhvillim Ekonomik.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...