“Ne duam të zgjidhim problemin e serbëve dhe shqiptarëve dhe kjo do të jetë thelbi i politikës që ne do të udhëheqim, sepse duam paqe dhe stabilitet afatgjatë”, tha Presidenti serb, Aleksander Vuqiç në urimin për Krishtlindjet ortodokse.
Ai tha se është i shqetësuar për situatën politike në Prishtinë lidhur me Gjykatën Speciale dhe ka theksuar se Beogradi do të bëjë çmos për të kapërcyer të gjitha problemet në mënyrë paqësore, shkruan “Blic.rs”, transmeton portali arbresh.info
“Ne jemi të gatshëm të flasim në Bruksel dhe në çdo vend tjetër nën kujdesin e OKB-së, sepse duam që të zgjidhim të gjitha problemet”, tha ai.
Sa i përket tensioneve politike në lidhje më Gjykatën Speciale, Vuqiç ka përsëritur se për Qeverinë e Beogradit “gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes për popullin serb”./arbresh.info/
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...