Kryetari i Shoqatës të Malazezëve në Kosovë, Slobodan Vujiçiq i ka kritikuar institucionet udhëheqëse të Kosovës të cilët sipas tij nuk po arrijnë që t’i kryejnë obligimet ndaj malazezëve dhe Malit të Zi. Kështu Vujiçiq e ka përfshirë edhe marrëveshjen e Demarkacionit.
“Me qëllimin më të mirë, si qytetarë lojalë të Kosovës, duam t’ia përkujtojmë Prishtinës zyrtare se që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, nuk ka arritur të plotësojë në tërësi asnjë nga obligimet e marra dhe premtimet e dhëna ndaj Malit të Zi dhe malazezëve të Kosovës”, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga Vujiçiq.
Me këtë rast, sipas tij, moskryerja e obligimeve dhe premtimeve ka të bëjë me “ratifikimin e demarkacionit nga Kuvendi i Kosovës, nga e cila edhe ndjeshëm varet edhe e ardhmja jonë dhe dinamika me të cilën do të shkojmë drejt integrimeve euroatlantike”.
“Pastaj kemi premtimet deklarative tash e 10 vjet se malazezët së shpejti do të jenë kategori kushtetuese, edhe pse pranimi ynë kushtetues realisht nuk shihet askund. Dhe në fund, edhe ajo që është lehtë e realizueshme, e kjo është fillimi i implementimit të Strategjisë për integrim dhe afirmim të bashkësisë malazeze dhe hapja e Qendrës zhvillimore, për më shumë se dy vjet nuk ka vullnet as pjekuri politike që të fillohet me realizim”, ka thënë Vujiçiq, transmeton Indeksonline.
“Apelojmë te Qeveria e sapoformuar dhe tek të gjitha subjektet politike relevante që të tejkalojnë përplasjet e brendshme dhe në një periudhë sa më të afërt të plotësojnë obligimet e marra, jo vetëm ndaj Malit të Zi dhe malazezëve, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare”, ka përfunduar ai /Indeksonline/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur