“Serbët i gëzohen lajmit për liberalizimin vizave në Kosovë, sepse pastaj, ndoshta, do të sillte edhe heqjen e taksës ndaj, mallrave serbe”, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njofton gazeta e Beogradit “Politika”.
“Kur ta kuptojnë se duhet hequr taksën, ne jemi të gatshëm për dialog”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.
Ka theksuar se shqiptarët e Kosovës jetojnë në kohën e shkuar dhe ka përkujtuar me këtë rast atë që e ai e ka quajtur luftë doganore ndërmjet Serbisë e Austrohungarisë në vitin 1906.
“E sot është viti 2019, 1143 vjet më pas. Nuk është kohë e njëjtë. Ata jetojnë në kohë të kahershme të shkuar e duhet ta kuptojnë se ekziston qarkullimi i lirë i mallrave, shërbimeve, kapitalit e njerëzve”, ka thënë ai.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit