Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka biseduar në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i kontaktuar nga ky i fundit. Stoltenberg, i cili bisedoi edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, tha se folën për situatën shqetësuese në veri të Kosovës.
Vuçiq, pas bisedës, e quajti “pushtim” prezencën e forcave speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, ndërsa tha se Serbia s’ka nevojë ta pyes askënd për avionët ushtarakë që përshkuan qiellin mbi pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
“Pushtimi i plotë me automjete të blinduara në veri të Kosovës, i cili po udhëhiqet nga Prishtina, po vazhdon për ditën e shtatë me radhë”, tha Vuçiq.
“Sidoqoftë, të gjithë papritmas shqetësohen kur shohin helikopterë dhe aeroplanë serbë, sepse mendojnë se ata nuk duhet të ekzistojnë, ose nuk duhet të ngrihen derisa Kurti ose dikush nga bashkësia ndërkombëtare ta miratojë këtë”, u shpreh presidenti serb, raporton B92.
Ai theksoi sërish formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Serbia respekton të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që i ka nënshkruar, Serbia gjithmonë do të veprojë me përgjegjësi dhe seriozitet, por Serbia ende pyet kur do të fillojë formimi i Asociacionit dhe kur njësitë e blinduara të Kurtit do të tërhiqen nga veriu i Kosovës”, tha Vuçiq.
Kurti: Zotimi ynë i bërë para fermerëve të Mitrovicës për si...
Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jet...
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjet miqësore t...
Gjini në Gjilan premton zhvillim ekonomik dhe pensione 500 e...
Irani: Sulmet e Izraelit në Liban rrezikojnë armëpushimin
Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dh...