Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se pati takime shumë të suksesshme në Odessa dhe falënderoi Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për respektimin e plotë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe integritetit territorial të Serbisë – duke nënkuptuar këtu mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe mungesën e përfaqësuesve nga Prishtina në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.
Vuçiq e cilësoi këtë si një gjest të shkëlqyer ndaj Serbisë.
“Patëm takime shumë të suksesshme këtu në Odessa. Kjo është hera ime e katërt që marr pjesë në samitin e Evropës Juglindore-Ukrainë dhe hera ime e parë në territorin ukrainas. Falënderova mikpritësit tanë ukrainas, Presidentin Zelensky, për respektimin e, integritetit territorial të Serbisë. Sic edhe e pate ketu nuk kishte asnje perfaqesues te Prishtines”, tha ai.
Nga ana tjetër, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Vuçiçin për iniciativën për të ndihmuar në rindërtimin e vendbanimeve ukrainase. Pas takimit të tyre në samit, Zelensky shkroi në llogarinë e tij në Instagram se kishte qenë një “formë bashkëpunimi vërtet efektive” dhe se mezi priste rezultatet pozitive.
Presidenti serb gjithashtu komentoi mbi zërat në mediat serbe që interpretuan vizitën e tij në Ukrainë si një qëndrim kundër Moskës. Ai mohoi kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se “nuk e ka tradhtuar Rusinë” dhe se këtë e dëshmon edhe vendimi i tij për të mos nënshkruar deklaratën për dënimin e agresionit rus, duke abstenuar edhe në këtë samit.
Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon ...
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona k...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...