Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk ndan optimizmin e dukshëm të Presidentit amerikan, Donald Trump rreth perspektivës së një marrëveshje të paqes në Kosovë.
Presidenti amerikan ka bërë një ndërhyrje të papritur në lëkundjen e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës me qëllim arritjen e marrëveshjes për për çështjet që mbetën të pazgjidhura nga paslufta, shkruan Politico, transmeton portali arbresh.info
Në letrën dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Trump tha se një marrëveshje që balancon interest e Kosovës dhe Serbisë është “brenda mundësive”. Presidenti serb morri një letër të ngjajshme, tha këshillatari i tij për media.
Duke folur në Brukles, Vuçiq e përshkroi interesin e Trump në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit si “shumë të rëndësishëm”.
“Në anën tjetër, nuk jam aq optimist sa janë ata të Prishtinës (për letrën). Unë nuk jam optimist sikurse është Presidenti Trump”, tha ai për Politico pas një takimi me liderët e Ballkanit dhe Federica Mogherinin.
Vuçiq tha se Beogradi është gati të marrë pjesë përsëri në një dialog të mbështetur nga BE me Prishtinën sapo udhëheqësit e saj të revokojnë taksën e imponuar 100 përqind mbi mallrat serbe./arbresh.info/
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...
Tahiri kërkon ulje të tarifave të rrymës: Pas zgjedhjeve çmi...
E pazakontë: Hajnat vjedhin eshtrat e gruas që vdiq 17 vjet ...