Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Bruksel me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, me ndërmjetësim të BE’së ka thënë se formati i dialogut nuk do të ndryshojë.
“Ne nuk punojmë bilateralisht, edhe pse nuk nuk e kemi problem të punojmë me të tjerët të bisedojmë edhe kur jemi vetëm. Ne punojmë nën patronatin e BE’së, ata i organizojnë takimet tona. A do të takohemi në Nju –Jork, Bruksel, në Mars apo diku tjetër, këtë e thashë në mënyrë metaforike, kjo do të jetë nën ombrellën e BE’së. Ajo është sponsore e bisedave tona dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen” ka thënë Vuçiq.
Ndryshe, në bisedimet e sotme në Bruksel, Thaci dhe Vuciq kanë rikonfirmuar marrëveshjen për drejtësinë.
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...