Vuçiq: Kurti nuk kupton asgjë, jemi të gatshëm për dialog pa kushte

13:51 | 3 Janar 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë pa kushte dhe “pa diktat për palën serbe”.

“Ne jemi të gatshëm për dialog, por ju keni vënë re dy gjëra. Kurti tha se dialogu është i mundur, por duhet të përfundojë me njohje reciproke…Ai nuk kupton asgjë”, shkruajnë mediat serbe.

“Serbia është në rrugën evropiane. Referendumi është një mundësi të tregojmë se jemi të përkushtuar ndaj vlerave evropiane”, tha Vuçiq.

“Ai nuk e kupton se si është nënshkrimi i një marrëveshjeje dhe si është të jesh anëtar”, ka theksuar kryetari i Serbisë, raportojnë mediat në Serbi.

Vuçiq ka thënë se “Kurti me siguri ka arritur në këtë përfundim” siç tha ai “duke lexuar disa media perëndimore”.

“Serbia është në rrugën evropiane dhe ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë miqtë e saj në botë, Rusinë, Kinën, Indinë dhe do të vazhdojë t’i mbrojë, kultivojë dhe trashëgojë ata”, deklaroi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara